Insajderi
Lajme

Kryeprokurori Isufaj uron Klodian Braho për marrjen e detyrës si Kryeprokuror i SPAK

Insajderi
22 December 2025 - 16:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kryeprokurori Isufaj uron Klodian Braho për marrjen e detyrës si Kryeprokuror i SPAK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kyreprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka uruar Klodian Braho me rastin e marrjes së detyrës së re si Kryeprokuror i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Me këtë rast, Kryeprokurori Isufaj falendëron drejtuesit e mëparshëm Arben Kraja dhe Altin Dumani për bashkëpunimin e shkëlqyer profesional dhe integritetin e treguar gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, duke vlerësuar kontributin e rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit.

Kryeprokurori i Speciales, shpreh gatishmërinë dhe pritjen që bashkëpunimi institucional të vazhdojë në të njëjtën frymë edhe me Klodian Braho, në funksion të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark