Ai ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës, Prokuroria e Prizrenit, Shërbimi Korrektues dhe janë duke i pritur edhe mjekësinë ligjore.
“Na jemi në vend të ngjarjes dhe të gjitha ekipet janë duke u marrë me këtë çështje. Po presim edhe arritjen e mjekësisë ligjore dhe unë personalisht jam këtu”, ka thënë Hoxha për Express.
Ai ka thënë se vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje është e dyshimtë dhe se ende nuk ka të gjetura të sakta rreth shkaqeve të vdekjes.
“Ne e kemi konsideruar si vdekje të dyshimitë dhe më pas do të dalim me të gjetura”, është shprehur Hoxha, njofton Insajderi.
Astrit Dehari, i cili vdiq sot në Prizren, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 30 gusht të këtij viti, nën akuzën se ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës kishte ndodhur më 4 gusht.
Ai po mbahej në paraburgim prej 68 ditësh nga Policia e Kosovës. /Insajderi.com