Insajderi
Lajme

Kryeprokurorja e Pejës takohet me përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të SHBA-së

Insajderi
22 October 2026 - 13:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kryeprokurorja e Pejës takohet me përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të SHBA-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph W. Burke dhe Norman Richard Smith, këshilltarë për krimet ekonomike.

Në takim, ku ishte i pranishëm edhe prokurori i shtetit dhe koordinatori për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, Ermal Demhasaj, u diskutua për luftimin e kriminalitetit financiar dhe ekonomik, me theks të veçantë në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme, identifikimin e veprave penale financiare dhe parandalimin e pastrimit të parave.

Një pjesë e diskutimit iu kushtua mundësive për ofrimin e ekspertizës dhe shkëmbimin e përvojave profesionale, me qëllim të forcimit të kapaciteteve hetimore dhe institucionale të prokurorëve të shtetit.

Kryeprokurorja Vuçetaj vlerësoi rëndësinë e mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në avancimin e praktikave hetimore, rritjen e cilësisë së hetimeve financiare dhe forcimin e profesionalizmit të prokurorëve.

Ajo theksoi se bashkëpunimi dhe shkëmbimi i njohurive me partnerët ndërkombëtarë janë të rëndësishëm për zbatimin e metodave profesionale në hetimin dhe ndjekjen penale të veprave që lidhen me kriminalitetin financiar dhe ekonomik.

Takimi synoi të trajtojë mundësitë për thellimin e bashkëpunimit profesional dhe forcimin e kapaciteteve të Prokurorisë Themelore në Pejë në luftën kundër krimit financiar dhe ekonomik.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark