×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kryerrenc”, “derri dhe qingji”- deputeti i PDK’së i ashpër me Kurtin dhe deputetët e VV’së

    Insajderi
    28 March 2024 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ardian Kastrati, në seancën e jashtëzakonshme për kontratat një-burimore.

    Ai është shprehur ashpër duke e quajtur kryeministrin Albin Kurti “kryerrenc”, teksa fjalë të ashpra ka pasur edhe për deputetët e VV’së.

    “Këtu të fascionon mënyra se si ju mundoheni me e kamuflu të vërtetën me rrena. Të gjithë e shohin se çfarë hajnie bëhet me kontratat njëburimore dhe jut ë fasciononi se si mundoheni me i mbështjellë të vërtetat me rrena”, deklaroi ai.

    “Ma kujtoni atë fabulën e derrit me lëkurën e qengjit. Kur hin derri me ia vjedh ushqimin qengjave në stallë, dhe e qet një qebe përmbi për mos me u vërejtë, po ai nuk mundet turinjtë me i mlu se i duhet me i shti turinjtë të jashtqitja e vetë dhe pastaj detektohet që është hajni”.

    “Edhe ju e keni fytyrën e hajnave, pra kot mundoheni me u mbulu, ju mbeteni hajna”

    “A keni faj që rreni kështu jo, sepse e keni këtu model kryerrencin, kryehajnin sepse kryehajni me pas pase ndonjë olimpiadë për hajni, e kish zanë vendin e parë”, tha Kastrati.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark