Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur sot një minutë heshtje për viktimat e sulmit në Nicë të Francës ku mbeten të vdekur 84 persona.
Kryesia është mbledhur për të diskutuar rreth kërkesës së grupit të deputetëve për organizimin e një debati profesional-shkencor mes komisionit shtetëror për Demarkacion dhe grupit të njohësve profesionist për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.
Sipas një njoftimi nga Kuvendit i Kosovës, shqyrtimi kësaj kërkese është paraparë në pikën e tretë të rendit të ditës./Insajderi.com