Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet në orën 13:00 për të diskutuar rreth dorëzimit të mocionit të mosbesimit për Qeverinë e Kosovës, dorëzuar nga tri partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.
Kryesia pritet të vendos se kur do ta mbajë seancën për t’u votuar mocioni i mosbesimit.
Kjo ditë, sipas ligjit, duhet të jetë jo më herët se dy ditë dhe jo më vonë se pesë.