Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 10 për të caktuar datën dhe rendin e ditës së seancës së parë të sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës.
Kryesia ka në rend ditë 21 pika, por askund nuk është pika për mbajtjen e një seance ku do të bëhej zgjidhja e presidentit të pestë të Kosovës.
Në pika të ditës nuk është as edhe thirrja e ndonjë seancë të jashtëzakonshme lidhur me këtë proces. Thirrja e një seance të tillë bëhet me mbledhjen e nënshkrimeve të 40 deputetëve.
Dje në një prononcim për Insajderin, Blerim Latifi, këshilltar i kryetarit të kuvendit Kadri Veseli, nuk ka dashur që të komentojë nëse në këtë mbledhje do të bëhet caktimi i një seance ku do të bëhet zgjedhja e presidentit të pestë të vendit.
Në pikat e rendit të ditës së sotme janë shqyrtimi i një numri projektligjes dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.
Sipas kushtetutës së Kosovës, secili shtetas i Republikës së Kosovës mund të nominohet si kandidatë për President të Republikës së Kosovës, nëse ajo/ai siguron nënshkrimet e të paktën tridhjetë (30) deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendi/Insajderi