×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryesia nuk e ka në rend dite seancën e zgjedhjes së presidentit

    Insajderi
    16 February 2016 - 09:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 10 për të caktuar datën dhe rendin e ditës së seancës së parë të sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës.

    Kryesia ka në rend ditë 21 pika, por askund nuk është pika për mbajtjen e një seance ku do të bëhej zgjidhja e presidentit të pestë të Kosovës.

    Në pika të ditës nuk është as edhe thirrja e ndonjë seancë të jashtëzakonshme lidhur me këtë proces.  Thirrja e një seance të tillë bëhet me mbledhjen e nënshkrimeve të 40 deputetëve.

    Dje në një prononcim për Insajderin, Blerim Latifi, këshilltar i kryetarit të kuvendit Kadri Veseli, nuk ka dashur që të komentojë nëse në këtë mbledhje do të bëhet caktimi i një seance ku do të bëhet zgjedhja e presidentit të pestë të vendit.

    Në pikat e rendit të ditës së sotme janë shqyrtimi i një numri projektligjes dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare.

    Sipas kushtetutës së Kosovës, secili shtetas i Republikës së Kosovës mund të nominohet si kandidatë për President të Republikës së Kosovës, nëse ajo/ai siguron nënshkrimet e të paktën tridhjetë (30) deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

    Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendi/Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark