Insajderi
Lajme

Tahiri: Të hënën Kuvendi do të ketë deklaratë të përbashkët kundër vendimit të Speciales

Insajderi
25 September 2026 - 12:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tahiri: Të hënën Kuvendi do të ketë deklaratë të përbashkët kundër vendimit të Speciales
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, është deklaruar për media pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku tha se ka kërkuar që institucionet të reagojnë me përgjegjësi ndaj situatës në vend.

Tahiri tha se kërkesa e tij e vetme ishte që Kuvendi të reflektojë dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme e urgjente.

Ai e cilësoi 16 shtatorin si “ditë të zezë dhe të rëndë” për Kosovën dhe shqiptarët, ndërsa tha se protestat e qytetarëve janë shprehje e revoltës ndaj situatës aktuale.

“16 shtatori ishte ditë e zezë dhe e rëndë për Kosovën dhe gjithë shqiptarët. Qytetarët e Kosovës me shumë të drejtë janë duke shprehur revoltën përmes protestave. Kjo situatë është emergjente, urgjente dhe kërkon përgjegjësi institucionale. Qytetarët me të drejtë kanë kërkesë të drejtuar nga Kuvendi dhe Qeveria”, tha Tahiri.

Ai bëri të ditur se në mbledhjen e Kryesisë ka kërkuar që Kuvendi të miratojë një deklaratë të përbashkët.

“Andaj, isha këtu që të alarmoj situatën, ta kthej fokusin te situata emergjente. Kryesisë të Kuvendit i kërkova që Kuvendi ta ketë një deklaratë të përbashkët dhe u dakorduam që ta kemi një deklaratë të përbashkët në seancën që do të mbahet ditën e hënë”, tha ai.

Deklarata e përbashkët pritet të trajtohet në seancën e Kuvendit të hënën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark