Insajderi
Lajme

Kryetari i Bordit të BQK-së i dha donacion 1 mijë euro Lëvizjes Vetëvendosje

Insajderi
17 April 2026 - 22:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kryetari i Bordit të BQK-së i dha donacion 1 mijë euro Lëvizjes Vetëvendosje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bashkim Nurboja, i ka dhënë një mijë euro donacion për fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në deklarimin e pasurisë së Nurbojës, ai përmendi si arsye për këtë donacion fushatën zgjedhore.

Nurboja ishte zgjedhur në shkurt të vitit 2023 në pozitën e kryetarit të Bordit të BQK-së:

“Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 3 shkurt 2023, mori vendimin si në vijim: Bashkim Nurboja është zgjedhur kryetar i Bordit të Bankës Qendrore. Gjithashtu, Bordi u njoftua me raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv”.

Për vite me radhë, ai ka garuar në zgjedhje lokale dhe qendrore me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Nurboja kishte garuar si kandidat i VV-së për kryetar të Komunës së Pejës. Megjithatë, qytetarët e Pejës nuk ia kishin besuar mandatin.

Më pas, ai kishte provuar fatin edhe në zgjedhjet nacionale, duke kërkuar mandat për deputet.

Në zgjedhjet nacionale të vitit 2019, ai kishte garuar për deputet në listën e VV-së. As kësaj radhe nuk ia kishte arritur qëllimit.

Pas gjithë këtyre dështimeve, VV-ja kishte vendosur ta shpërblente me një post të lartë publik, atë të kryetarit të Bordit të BQK-së, ku fillimisht ishte zgjedhur si anëtar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark