×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryetari i Deçanit: Kurti nuk është në ngjarje për problemet e komunave

    Insajderi
    15 May 2023 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka folur pas takimit të sotëm mes kryetarëve të komunave dhe kryeministrit, Albin Kurti duke ofruar më shumë detaje mbi temat e diskutuara.

    Ramosaj ka thënë që takimi është mbajtur me idenë që të kërkohet mbështetja e Qeverisë dhe të ketë komunikim të nivelit normal mes institucioneve lokale dhe atyre qëndrore.

    “Opinioni i madh i paragjykimit se jemi kundërshtarë në këtë mes, gjithmonë kemi insistuar që të ketë komunikim për temat të cilat janë konkrete dhe që i prekin qytetarët. Në këtë kuadër kemi paraqitur shtatë kërkesa për të cilat jemi dakorduar, nuk do të thotë që nuk kemi të tjera, por këto kanë qenë më prioritet”, ka thënë Ramosaj në RTV Dukagjini, përcjell Reporteri.net.

    Kryetari i Deçanit tha se nga ky takim ka fituar përshtypje se Kurti nuk është në ngjarje për problemet e komunave.

    “Kurti nuk është në ngjarje për temat që komunat i kanë dhe problematikat që i kanë ,më gjatë kanë folur ministrat sesa kryeministri ose nuk ju kanë komunikuar problemet nga ministrat e linjës”, ka thënë i pari i Deçanit.

    Tutje ai tha se nuk ka pasur mirëkuptim për temat e diskutuara në këtë takim.

    “Mua më vjen keq pse nuk është zhvilluar më pozitivisht ky lloj komunikimi. Unë nuk besoj që në takimin e sotëm kemi pasur ndonjë mirëkuptim, ka të bëjë me tatimin në pronë, është një projektligj për faljen e 100 eurove. Jemi në një situatë krejtësisht të paqartë edhe për bartjen e mjeteve, normal që krijojnë shumë telashe, duhet të kemi parasysh, praktikat e mira të qeverisjes duhet të shkojnë duke u avancuar jo duke u kthyer mbrapa, në këtë rast kjo normë që ka bërë këtë konfuzion është kthim pas, nuk po i jep të drejtë komunave të shfrytëzojnë të hyrat vetanake. Mirëpo u la një derë hapur që të ndërrohet kjo normë”, ka theksuar ai.

    Sot, më 15 maj është mbajtur takimi mes kryetarëve të komunave dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ku të pranishëm kanë qenë edhe ministrat dhe zëvendësministrat e Kabinetit Qeveritar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark