Kryetari i Listës Serbe paguhet shumë më pak nga Serbia se sa paga që mori nga buxheti i Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryetari i Listës Serbe paguhet shumë më pak nga Serbia se sa paga që mori nga buxheti i Kosovës

    Insajderi
    07 November 2022 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarët e lartë të Listës Serbe, të cilët më 5 nëntor vendosën që të japin dorëheqje nga institucionet e Kosovë, nuk do të mbesin pa paga, sepse paralelisht me pagat e Kosovës ata marrin paga edhe nga buxheti i Serbisë. Ata kanë përfshirë pagat e marra nga Serbia gjatë deklarimit të pasurisë për vitin 2022 në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës.

    Kryetar i Listës Serbe, Goran Rakiq ka marrë pagë nga buxheti i Kosovës 1 mijë e 150 euro si ministër për Komunitete dhe Kthim.

    Ndërsa në deklarimin e pasurisë ai deklaron se nga buxheti i Serbisë merr pagë 777 euro.

    Nga Shkolla e Lartë Ekonomike e Studimeve Profesionale merr pagë 235 euro dhe si Drejtor i Ndërmarrjes Publike “Standard” në Mitrovicën e Veriut merr pagë 542.

    Në Kosovë: Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës

    Paga: 1.150 euro

    Në sistemin serb: Shkolla e Lartë Ekonomike e Studimeve Profesionale

    Paga nga buxheti i Serbisë: 235 euro

    Drejtor i Ndërmarrjes Publike “Standard” në Mitrovicën e Veriut

    Paga nga buxheti i Serbisë: 542 euro


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark