×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Insajderi / Ballina 5

    Kryetari i Vushtrrisë ia punëson vajzën asamblistit të Vetëvendosjes në komunë

    Insajderi
    22 June 2023 - 13:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avazi i punësimeve partiake në Komunën e Vushtrrisë po vazhdon. Së fundmi në këtë komunë u punësua Ermirë Jonuzi, vajza e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Jonuzi, shkruan Insajderi.

    Komuna e Vushtrrisë me 20 qershor 2023 ka publikuar rezultatet për pozitën: Inspektor i Shërbimeve publike.

    Për këtë pozitë konkurruan nëntë kandidatë. Por, pas testit me shkrim, vlerësimit të biografisë dhe intervistës, e para doli Ermirë Jonuzi me 91.75 pikë.

    Ermirë Jonuzi ka mohuar të ketë ndikuar babai i saj për tu përzgjedhur në këtë pozitë, derisa shtoi se i meriton pikët që i janë dhënë.

    Unë kam përvojë si juriste dhe asnjëherë deri tash nuk janë vënë në pikëpyetje aftësitë e mija në punë. Për këtë janë dëshmitarë të gjithë organizatat dhe institucionet ku unë kam punu. Për babin tim jam krenare unë, qyteti i Vushtrrisë dhe tërë Kosova. Asnjëherë, në asnjë formë, nuk ka ndiku as për punën më të vogël. Unë jam e gatshme në çfarëdo forme me dëshmu që jam e kualifikuar për këtë pozitë dhe i meritoj ato pikë të cilat më janë dhënë“, tha Jonuzi për Insajderin.

    Asamblisti nga radhët e LVV’së, Ali Jonuzi ka mbështetur publikisht kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi në zgjedhjet e vitit 2021.

    Siç mëson Insajderi, asamblisti Jonuzi përkrah vendimet e qeverisjes së PDK’së në Kuvendin Komunal duke votuar pro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark