Kryetari i parë mysliman i Londrës, Sadiq Khan, do të nderohet me një çmim për tolerancë ndërfetare në Prishtinë. Lajmin e ka komunikuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Çmimi për Sadiq Khan do të ndahet në fund të konferencës “Interfaith Kosovo” që pritet të mbledhë në Prishtinë mysafirë nga 50 shtete.
“Sivjet në fund të konferencës do të ndahet edhe Çmimi inaugurues i Kosovës për Dialog Ndërfetar, ndërsa fitues janë Kryetari i Londrës Sadiq Khan dhe organizata Shën Exhidio nga Selia e Shenjtë”, ka njoftuar Thaci përmes llogarisë së tij në Facebook.
Tema e konferencës sivjet është “Roli i Gruas në Promovimin e Dialogut”, temë shumë adekuate ngase janë nënat, motrat dhe bashkëshortet, aleatet më të mira në luftimin e radikalizmit, ka njoftuar ai.
Megjithatë, presidenti nuk ka treguar nëse do të jetë vetë Khan që do të pranojë këtë çmim, apo ndonjë zyrtar i dërguar nga ai.
Sadiq Khan është myslimani i parë që është zgjedhur kryetar i ndonjë kryeqendre të madhe perëndimore./Insajderi.com