Insajderi
Biznes

Kryetari Misini nderon partnerin gjeneral Royal Beverage

Insajderi
23 December 2025 - 14:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kryetari Misini nderon partnerin gjeneral Royal Beverage
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i LRF Gjilan, Armend Misini, ka vizituar partnerin gjeneral Royal Beverage, kompani e cila ka marrë përsipër sponsorizimin e regjionit në kuadër të aktiviteteve dhe garave regjionale për këtë edicion.

Misini u prit nga pronari i kompanisë, z. Fejzulla Mustafa, i cili theksoi përkushtimin e Royal Beverage për të mbështetur regjionin, duke potencuar se kjo përkrahje do të ndikojë drejtpërdrejt në një të ardhme më të ndritur për fëmijët tanë.

Me rastin e dhurimit të fanellës së ekipit kombëtar të Kosovës për z. Mustafa, kryetari Misini shprehu mirënjohje dhe falënderime të veçanta edhe për drejtorin e marketingut të Royal Beverage, z. Shqiprim Jashari, për angazhimin dhe punën e madhe në realizimin e kësaj marrëveshjeje.

Bashkëpunimi ndërmjet LRF Gjilan dhe Royal Beverage synohet të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, me qëllim zhvillimin e sportit dhe mbështetjen e gjeneratave të reja. 💪⚽


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark