Shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë i ka dërguar një letër kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, ambasadorëve të akredituar në Tiranë, ku kërkojnë që deputeti socialist Gramoz Ruçi të hetohet dhe të dërgohet në Gjykatën e Hagës dhe jo në krye të Parlamentit.
Ruçi është një emër i përfolur deri më tani për të qenë kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit. Ish- te përndjekurit e akuzojnë Rucin si përgjegjës për krime lufte kundër njerëzimit, ku ka qene ministri i fundit i brendshëm i Diktatatures Komuniste.
“Nga media afër qeverisë kemi mësuar se kryeministri Rama ka propozuar Gramoz Ruçin për Kryetar të Kuvendit te Shqipërisë në legjislaturën e ardhme parlamentare. Ky është lajmi me i keq pas zgjedhjeve po aq te këqija te 25 qershorit dhe ka tronditur gjithë shqiptaret normale ne mënyre te veçantë familjare e te afërm viktimat e krimeve te krimeve te komunizmit në Shqipëri”.
“Edhe pse pati një periudhë të shkurtër si ministër i Punëve të Brendshme mandati i tij u dallua nga akte të rënda të dhunës nga ana e regjimit kundër civilëve. Urdhëroi dhe lejoi vrasjet e civilëve në kufijtë fshehjen e krimeve ( varrimin anonim të viktimave) ! Gramoz Ruçi ka urdhëruar e firmosur masakrën e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri, “masakrën e 2 prillit” në Shkodër (4 të vdekur, 81 të plagosur)”.
“Mjafton vetëm kjo për të kuptuar se sa e pa pranueshme , kriminale dhe e turpshme është për ne dhe shumicën e shqiptarëve zgjedhja ne postin nr 2 te shtetit shqiptar e një personi me ka rekorde kriminale sa Gramoz Ruçi: ka shkruar ai.
“Ne kemi kërkuar , nga shteti ligjor e demokratik siç pretendon të jetë Shqipëria qe Ruçi dhe autoret e tjerë te krimeve komuniste te çohen ne Gjykatën e Hagës për krime kundër njerëzimit e gjenocid, Rama e propozon për kryetar Kuvendi. Ky nuk është vetëm një turp , ky është një krim tjetër politik po aq i rënde sa vajzat dhe djemtë qe vriste ne kufi e ne protesta në sheshet e Shqipërisë Gramoz Ruçi”, është shprehur më tej ai.