Lideri i partisë më të madhe opozitare Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në deklarimin e pasurisë për vitin 2016 po del që ka pasuri shumë të madhe – gati gjysmë milionë euro – saktësisht 471 mijë e 582 euro e 207.
Sipas formularit të Agjensionit Kundër Korrupsionit, Ymeri posedon banesa, garazha në vlerë 200 mijë euro. Po ashtu, thuhet se ai ka 50% të aksioneve në shoqërinë komerciale “Bagatella”.
Ndërsa deputeti dhe kryetari në bankën ProCredit ka mbi 57 mijë euro. Por, ai ka deklaruar se edhe ka marrë kredi.
Ndërsa, nga puna e tij si deputet Ymeri merr saktësisht, 21,154.00 euro në vit. /Insajderi.com