Insajderi
Lajme

Kryeziu: Kushdo që guxon t’i fut duart në vullnetin e qytetarëve do të ballafaqohet me forcën e ligjit

Insajderi
23 January 2026 - 15:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kryeziu: Kushdo që guxon t’i fut duart në vullnetin e qytetarëve do të ballafaqohet me forcën e ligjit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryerprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu në konferencë për media ka thënë se vetëm në këtë komunë janë keqpërdorur mbi 60 mijë vota.

“Mund të kuptoheshin gabimet e vogla të dhjetra votave por këtu bëhet fjalë për mijëra vota të falsifikuara deri mbi 6 mijë vota janë të falsifikuara nga një kandidat. Bëhet fjalë që vetëm në një vendvotim numri i manipulimit ka shkuar në  2 mijë e 444. Po flasim për komunën e Prizrenit që janë shtuar 40 mijë 497 vota dhe janë hequr 27 mijë e 500 vota. Po flasim për dashje direkte për ta përmbytur rezultatin e vullnetin e qytetarëve”, ka deklaruar Kryeziu, raporton Insajderi.

Tutje, ai ka theksuar se secili që tenton të keqpërdorë votën e lirë do të përballet me ligjin.

“Duhet ta dijnë nga ky moment dhe nga kjo datë se kushdo që guxon t’i fut duart në vullnetin e qytetarëve do të ballafaqohet me forcën e ligjit, njëjtë si sot që po ballafaqohet një pjesë e madhe”, ka shtuar Kryeziu. /Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark