×
  • Lajme
  • Analiza

    Kthehet në punë bashkëluftëtari i Adem Jasharit, që ishte shkarkuar nga Xhelal Sveçla dhe Albin Kurti

    Insajderi
    18 January 2023 - 11:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës e ka vlerësuar të jashtëligjshëm vendimin e kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e Fadil Kodrës, bashkëluftëtarit të heroit Adem Jashari.

    Gazeta Insajderi

    Fadil Kodra, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, i cili ishte shkarkuar nga detyra nga kryeministri Albin Kurti, është kthyer në punë.

    Kjo pasi Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës e ka vlerësuar të jashtëligjshëm vendimin e kryeministrit.

    Sipas vendimit të KPMShCK-së, qeveria obligohet ta rikthejë Kodrën në një pozitë të mesme drejtuese në kuadër të Shërbimit Civil.

    “Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme, që ankuesit Fadil Kodra t’ia kompensojë të gjitha pagat e parealizuara nga dita e shkarkimit me datë 14.10.2022 deri në ditën e zbatimit të këtij vendimi, ndërsa Drejtori i Departamentit për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë obligohet që në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi emëroj ankuesin në një pozitë të mesme drejtuese apo profesionale në kuadër të Shërbimit Civil, të gjitha këto brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e KPMShCK-së, shkruan Gazeta Insajderi.

    Më 14 korrik të vitit të kaluar, Fadil Kodra ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).

    Ai e kishte fituar këtë betejë, dhe ishte kthyer në punë.

    Në tetor ai ishte shkarkuar sërish, fillimisht nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ma pas vendimi ishte marrë edhe nga kryeministri Albin Kurti.

    Por, pas ankesë që kishte bërë ai është kthyer sërish në punë nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, shkruan Gazeta Insajderi.

    Vendimi që Kodrës i kushtoi me vend pune?

    Rifat Metaj shoferi i Fadil Kodrës ishte emëruar nga ai drejtor i Financave në AME.

    Kështu thuhej në vendimin që mbante datën 10 qershor 2022, të nënshkruar nga Kodra, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ky vendim i Kodrës dukej se kishte irrituar Sveçlen, i cili më pas kishte vendosur ta shkarkojë atë.

    Fadil Kodra ka shërbyer si udhëheqës i agjencisë që menaxhon me njësitë e zjarrfikësve që nga viti 2010, kur ishte emëruar në këtë pozitë nga Qeveria “Thaçi 1”.

    Për shtatë vjet, Kodra shërbeu si Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, ndërkaq në pesë vitet e fundit ka ushtruar pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm në këtë agjenci.

    Kodra ka qenë bashkëluftëtar i heroit Adem Jashari. Ai është edhe familjar i Ilaz Kodrës, Komandantit të Brigadës 114 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ra heroikisht gjatë luftën për çlirimin e Kosovës më 30 prill, 1999.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark