Insajderi
Lajme

Ku është Donika Gërvalla? Koordinatorja shtetërore për mbrojtjen e grave nga dhuna ende pa reagim për rastin e Arlinda Zekajt

Insajderi
26 October 2026 - 10:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ku është Donika Gërvalla? Koordinatorja shtetërore për mbrojtjen e grave nga dhuna ende pa reagim për rastin e Arlinda Zekajt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Koordinatorja kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore, Donika Gërvalla-Schwarz, njëherësh ministre e Drejtësisë në Qeverinë Kurti, ende nuk ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Gërvalla, e cila më 13 mars të këtij viti u emërua në krye të kësaj detyre, mori këtë përgjegjësi në kuadër të përpjekjeve për forcimin e mekanizmave institucionalë kundër dhunës. Në atë kohë, kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se ky emërim e forcon përkushtimin institucional për parandalimin dhe adresimin e dhunës, si çështje të sigurisë njerëzore dhe të drejtave themelore.

Por, në rastin e Arlindës, shteti duket se dështoi!

Dyshimet për mospërmbushjen e përgjegjësive nga institucionet kompetente tashmë kanë dalë në pah, ndërsa mungesa e një reagimi nga Gërvalla ngre pikëpyetje për qëndrimin e saj pas kësaj tragjedie.

Ministrja e Drejtësisë ishte ajo që më 10 tetor, pas vrasjes së një gruaje dhe vëllait të saj nga bashkëshorti në Livoç të Ulët të Gjilanit, kishte deklaruar se institucionet nuk duhet të presin që gratë të vriten për të ndërmarrë veprime.

“Detyrimi ynë është të veprojmë, të parandalojmë dhe të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë”, kishte shkruar ajo.

Pa u bërë ende një muaj nga ky reagim, Kosova u trondit nga rasti i Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, dyshohet nga kunati i saj.

Rasti bëhet edhe më shqetësues pas raportimeve se viktima kishte kërkuar ndihmë nga organet e rendit vetëm tri ditë para se të vritej.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark