×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ku mbetën mostrat e Deharit? Prokuroria interviston disa persona, ende asnjë i dyshuar

    Insajderi
    15 February 2023 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy muaj më parë, ministrja Drejtësisë Albulena Haxhiu përmes një konference për media njoftoi se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Ndërkaq, Prokuroria Speciale e Kosovës s’e ka ende asnjë të dyshuar për këtë çështje.

    Nga ky institucion thonë se deri tani vetëm janë kryer intervistime tek një numër ‘i konsiderueshëm” i njerëzve.

    Këtë përkatësisht e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu. Ai për Insajderin shtoi se janë ndërmarr veprime konkrete që do t’i ndihmojnë në rrjedhën e procedurës të mëtutjeshme hetimore

    “Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka intervistuar një numër të konsiderueshëm të personave në cilësi të dëshmitarëve. Po ashtu, ju informojmë se kemi ndërmarr veprime konkrete që do të na ndihmojnë në rrjedhën e procedurës të mëtutjeshme hetimore. Për momentin nuk kemi ende persona të dyshuar në këtë çështje. Duke pasur parasysh se ende jemi në fazën e hetimeve nuk mund të japim informata tjera lidhur më këtë çështje”, thuhet në përgjigjet e Lutfiut për Insajderin.

    “Vetëm 3 persona i kanë çelësat ku ruhen mostrat”

    Në konferencën kur kishte njoftuar për këtë rast, Haxhiu e kishte quajtur këtë akt të rëndë dhe kriminal.

    “Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të institutit të Mjekësisë Ligjore. Ky është një akt i rëndë, ky është një akt kriminal. E kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit Besim Kelmendin dhe drejtorin e policisë Fehmi Hotin. Kam vizituar IML-në”, kishte thënë Haxhiu.

    Ministrja kishte treguar edhe se në atë hapësirë të IML’së kishin qasje vetëm tre persona, derisa ishte zotuar se autorët që kanë zhdukur mostrat nga laboratori i IML-së, do të gjinden dhe se rasti do të zbardhet.

    “Në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe 1 epruvetë e lukthit. Nga kjo dy epruveta ia kanë dhënë Institutit Zviceran dhe një policisë për ADN. Aktualisht sipas informacioneve, mungojnë 12 epruveta me gjak, 1 e urinës dhe 1 e lukthit. Në vendin ku rrinë epruvetat kanë qasje vetëm 3 persona, pra vetëm 3 persona i kanë çelësat ku ruhen mostrat”, tha Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark