Insajderi
Lajme

“Ku mundemi me thirr Gërvallen?”, Kurti s’i përgjigjet gazetares

Insajderi
27 October 2026 - 13:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ku mundemi me thirr Gërvallen?”, Kurti s’i përgjigjet gazetares
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, dje deputetët e Kuvendit u mblodhën në një seancë të jashtëzakonshme, ku foli edhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Ishte fjalia e saj skandaloze që shkaktoi reagime të shumta: deklarimi se Arlinda Zekaj nuk i ishte drejtuar Qeverisë për të kërkuar ndihmë para se të vritej dhe se, po ta kishte bërë këtë, institucionet ndoshta do të angazhoheshin për ta ndihmuar.

Përtej qytetarëve të vendit dhe bashkëpartiakëve të saj, këtë mesazh, potencialisht e kanë dëgjuar edhe gra e vajza të tjera që përjetojnë dhunë në familje.

Pikërisht për këtë çështje, nga gazetaret u pyet sot kryeministri Albin Kurti. Por ai nuk dha përgjigje.

Pyetja ishte e drejtpërdrejtë: “Ku mund ta thërrasim Donika Gërvallën, ministren? Në cilën linjë telefonike mundemi me thirrë?”

Pyetja mbeti pa përgjigje.

Ndërkaq në senacën e djeshme dyshja Kurti-Gërvalla u panë në disponim të mirë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark