Insajderi
Lajme

Kuçi: Albin Kurti është i shantazhuar sepse nuk e len pushtetin kurrsesi

Insajderi
15 March 2024 - 18:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kuçi: Albin Kurti është i shantazhuar sepse nuk e len pushtetin kurrsesi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, e ftuar në FRONTAL të T7 ka folur për vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për t’ia regjistruar 24 hektarë Manastirit të Deçanit.

Kuçi ka thënë se nëse në të kaluarën është thënë për Hashim Thaçin se është i shantazhuar meqë është i korruptuar, për Kurtin mund të thuhet se është i shantazhuar meqë nuk dëshiron ta lëshojë pushtetin në asnjë mënyrë.

Ajo ka kujtuar kohën kur Kurti kishte protestuar kundër vendimit për Manastirin e Deçanit.

 “Kurti po e luan rolin e të fortit. Kurti është i shantazhuar sepse kurrsesi nuk e len pushtetin e vet. Në 2015 kauzën e parë e ka pas të Manastiri i Decanit. Me 5 veta ka ngreh tendë, dhe ka tregu qysh po i bëhet e padrejtë qytetarëve të Deçanit”, ka thënë Kuçi në FRONTAL.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark