Kuçi kërkon konsensus nacional për demarkacionin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuçi kërkon konsensus nacional për demarkacionin

    Insajderi
    23 June 2016 - 08:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka deklaruar se për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi duhet të krijohet konsensus nacional.

    Ai ka bërë me dije se kjo çështje nuk i takon vetëm një individi apo një partie, por të gjitha subjekteve politike.

    Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Kuçi ka vlerësuar se nuk ka nevojë të ketë hendek për çështje nacionale në mes të pozitës dhe opozitës.

    Sa i përket koalicionit qeverisës, Kuçi ka treguar se, pavarësisht sfidave, Qeveria ka pasur një performancë të mirë për realizimin e programit të përbashkët.

    Ai ka folur edhe për pozitën e ministrit të Drejtësisë, duke bërë me dije se pjesën më të madhe të autorizimeve i ka bartur tek zëvendësministri Lirak Çelaj.

    Kuçi ka thënë se pret që shumë shpejt kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës të vendosë për emrin e ministrit të ri të Drejtësisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark