Insajderi
Lajme

Kuçi: LDK është në garë për vendin e parë

Insajderi
30 May 2026 - 20:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kuçi: LDK është në garë për vendin e parë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Blerim Kuçi, ka thënë se ai e ndjen se LDK është në garë për vendin e parë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Kuçi, ka thënë se ai mendon se qytetarët do ia japin përkrahjen subjektit të tij.

‘’Nuk kam bë ndonjë matje, por ndjenje, LDK është në garë për të parën. Çfarë do të thotë të jesh në garë për të parën? Në moment kur je në garë për të parën, një pjesë e qytetarëve anojnë nga fituesi i mundshëm, për qeta unë mendoj që LDK ka me shfrytëzu këtë momentum edhe qytetarët kanë me ia dhanë përkrahjen’’, ka thënë mes tjerash ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark