Kuçi për punësimet në KEK: Kjo po ndodh nën arsyetimin e çkapjes së institucioneve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kuçi për punësimet në KEK: Kjo po ndodh nën arsyetimin e çkapjes së institucioneve

    Insajderi
    06 April 2022 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka komentuar punësimet në Korporatën Energjetike të Kosovës

    Sipas saj jo ligjshmëria e këtyre punësimeve do të tregohet më momentin që Prokuroria merr një vendim. Por,ajo çfarë Kuçi e konsideron të qartë kristal është emërimi i disa personave nga partia në pushtet.

    Joligjshmëria e këtyre punësimeve sigurisht do të na tregohet në momentin që Prokuroria merr vendim rreth tyre. Por ndërkohë, çka është kristal e qartë, është që njerëzit në pushtet, të emëruar aty nga partia në pushtet, kanë punësuar familjarët e tyre nëpërmjet ndikimit direkt nga pozita e pushtetit“, tha Kuçi për Insajderin.

    Kuçi pohoi se edhe me qeveritë e tjera në krye të shtetit ka pasur të punësuar familjarë, por, veprimet e tilla janë bërë fshehtazi dhe nën arsyetimin e çkapjes së institucioneve

    Edhe në të kaluarën janë punësuar familjarë, por është bërë fshehurazi e pa ndonjë prapavijë ideologjike, pos puro interesit personal të individit në pushtet. Sot, kjo gjë po ndodh haptazi para publikut. Sot, kjo po ndodh nën arsyetimin e çkapjes së institucioneve“, tha ajo.

    Ajo thotë se nuk ka mundësi që nga mbi 4000 aplikues për rreth 130 vende pune gjysma e të përzgjedhurve të jenë antarë të familjeve të punësuara në KEK ose militantë të partisë.

    Nuk ka mundësi që nga mbi 4000 aplikues për 128 vende pune të përzgjidhen më shumë se gjysma anëtarë familjesh tashmë të punësuar në KEK ose militant drejtpërdrejt të partisë“, tha Kuçi tutje.

    Sipas saj veprimet e tilla janë definim i nepotizmit nga bordi e deri tek komisionet që mbikqyrnin punësimet.

    Nuk ka mundësi që nga mbi 4000 aplikues për 128 vende pune të përzgjidhen më shumë se gjysma anëtarë familjesh tashmë të punësuar në KEK ose militant drejtpërdrejt të partisë. Ky është definicioni i nepotizmit si rrjedhojë e kapjes së KEK-ut nga lartë-poshtë, pra nga bordi e deri tek komisionet që mbikqyrin punësimin“, shtoi ajo për Insajderin

    Mendesinë e tillë Kuçi e konsideron si të rrezikshme pasi kjo ka potencial në shndërrim të saj deri në autoritet.

    Mendësia e tillë është shumë e rrezikshme sepse ka potencialin të krijojë autoritet të padiskutueshëm të liderit e vartësve të tij. Prandaj është më se urgjente dhe e domosdoshme që një fenomen i tillë të luftohet me çdo kusht e pa kursim“, përfundoi Kuçi për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark