×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuçi përmend ekspertizë amerikane si opsion për hetimin e vdekjes së Deharit

    Insajderi
    08 November 2016 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasi ka folur me minuta të tërë për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka komentuar vdekjen e aktivistit të partisë opozitare, Astrit Dehari.

    Me rezervë ka folur edhe fituesin e zgjedhjeve në Amerikë, e njejtë veproi edhe kur është pyetur për vdekjen e Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje!.

    Kuçi e ka quajtur këtë vdekje “tragjedi kombëtare”, “e cila nuk është mirë të përdoret për poenë politikë”.

    Vetëvendosje! ka akuzuar partitë në pushtet për vdekjen e dyshimtë të aktivistit që u varros të martën pasdite, tri ditë pasi u gjet i vrarë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

    “E vërteta do të dalë së shpejti, do të jetë e pa kompromis si dhe do të vërtetohet nga akterë vendor e ndërkombëtarë” ka thënë Kuçi në një intervistë për Klan Kosova.

    Kuçi madje ka bërë të ditur se nëse është nevoja mund të thirren edhe ekipe ndërkombëtare të hetimit të vdekjes së Deharit duke përmendur “FBI-në dhe CIA-në”, dy agjenci amerikane të hetimeve.

    “Qeveria e Kosovës dhe institucionet janë të gatshme të ofrojnë mbështetje. Kjo është tragjedi kombëtare, nuk duhet të fitoj apo të humbet poenë dikush në tragjedinë e një të riu” përfundoi Kuçi.

    Jo shumë larg studios televizive ku dha intervisë, Kuçi ka vazhduar në pjesën tjetër të Klan Kosovës, aty ku me ftesë të Ambasadës Amerikane në Kosovë, deputëtë, anëtarë të Qeverisë e institucioneve të tjera po marrin pjesë në një ndejë pritëse për zgjedhjet presidenciale në Amerikë./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark