×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuçi: Sot lirohet Gafurr Dugolli

    Insajderi
    16 March 2016 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi pretendon se sot autoritetet maqedonase do ta lirojnë ish pjesëtarin e UÇK-së, Gafurr Dugollin.

    Kuçi, ka thënë se pikërisht ai ka qenë sot në Shkup ku edhe ka biseduar me ministrin e Drejtësisë së Maqedonisë, ku ka marrë konfirmimin autoritetet e Maqedonisë që Dugolli do të lirohet.

    Këtë arrestim Kuçi, në në emisionin “Republika”, e ka quajtur të padrejtë dhe hakmarrje politike të Serbisë.

    Gafurr Dugolli  është arrestuar në pikën kufitare Bllacë nga policia e Maqedonisë. Ai është drejtor i Zyrës së Protokollit të MFSK-së, i cili po shkonte me detyrë zyrtare për rregullim të vizave në ambasadën e SHBA-ve në Shkup./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark