Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se do t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të krijuar konsensus rreth çështjes së demarkacionit, duke lënë që të kuptohet se është e pashmangshme gjetja e një zgjidhjeje për një kohë të shpejtë.
“Mesazhet e ShBA-së i marrim seriozisht, por edhe interesin e Kosovës në aspektin nacional e ruajmë çdo herë. Jam i bindur që nuk jemi në vija të kundërta por në vija të njëjta. Do ta shfrytëzojmë çdo mundësi për ta krijuar konsensusin nacional, për ta respektuar kushtetutën dhe ligjet tona”, ka thënë Kuçi, derisa e komentonte vizitën dhe porositë që i dha dje ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland gjatë qëndrimit në Kosovë.
Nuland dje është takuar me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin, në takime të mbyllura.
Megjithatë, është bërë e ditur së në këto takime ajo ka kukuar më shumë përkushtim për lunftën kundër krimit dhe korrupsionit, por edhe procedimin e çështjes së demarkacionit në mënyrë që Kosova ta plotësojë edhe këtë kusht si mënyra e vetme për t’iu hapur perspektiva evropiane.