Nusret Cena i cili mbeti i vrarë të hënën e 23 janarit pritet të varroset sot.
Kufoma e tij tashmë është sjell nga Forcat e Sigurisë së Kosovës në varrezat e fshatit Doganaj.
Një numër i madh njerëzish janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Cenës, raporton Insajderi.
Cena i cili ishte ish-ushtari i UÇK-së, dyshohet se është vrarë të hënën në orën 23:50.
Ndaj tij, dyshohet se janë shkrepur breshëri plumbash nga persona të panjohur.