Kujdes për shoferë: Kanë ndodhur dy raste të vjedhjes, hajnat po i thyen xhamat e veturave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kujdes për shoferë: Kanë ndodhur dy raste të vjedhjes, hajnat po i thyen xhamat e veturave

    Insajderi
    09 April 2025 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy raste të vjedhjes kanë ndodhur në Kosovë. Njëra në Graqanicë e tjetra në Gllogoc. Në të dy rastet hajnat kanë thyer xhamat e veturës dhe kanë vjedhur gjësendet që i kanë gjetur brenda, shkruan Gazeta Insajderi.

    Te rasti në Graqanicë janë vjedhur këto gjëra: dy çanta  të dorës me dokumente personale, patent shofer, çelësa të veturës , kartela bankare,  disa kartëmonedha-Lekë  dhe një telefon

    Ndërsa në rastin në Gllogoc janë vjedhur ‘gjësende të ndryshme dhe pasaportën e bashkëshortes së tij femër.

    Detaje nga rastet:

    VJEDHJE E RËNDË

    ·         Graqanicë / 08.04.2025 – 17:40-18:00. Ankuesi mashkull shtetas i Shqipërisë ka raportuar se person-a të panjohur i kanë  thyer xhamin e veturës dhe nga  aty i kanë  vjedhur  dy çanta  të dorës me dokumente personale, patent shofer, çelësa të veturës , kartela bankare,  disa kartëmonedha-Lekë  dhe një telefon, rasti është duke u hetuar.

    ·         Gllogoc / 08.04.2025 – 20:16.   Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur i kanë  thyer dy xhamat  e  veturës dhe nga  aty i kanë  vjedhur gjësende të ndryshme dhe pasaportën e bashkëshortes së tij femër, rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark