×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kujt iu rrit paga, Kurti publikon grafikët

    Insajderi
    01 February 2023 - 14:07

    Kryeministri Albin Kurti ka publikuar disa grafikë me pagat e reja që do t’i marrin disa kategori punëtorësh të sektorit publik.

    Kurti tha se me koeficientin e ri të pagave kanë bërë “barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive.

    Paga më së shumti u është rritur mjekëve specialistë. Nga 659 euro në muaj sa janë paguar deri tash, tani ata do t’i marrin nga 1260 euro.

    “Barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetje solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë, atë të mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarakëve”, shkroi Kurti në Facebook.

    “Tash e tutje nuk do të ketë më stagnim të pagave pafundësisht. Ato do të lëvizin sipas rritjes, punës dhe rezultateve që kemi të gjithë ne bashkë në rritjen ekonomike të vendit”, shtoi ai.

    Megjithatë, me ligjin e ri të pagave, dikujt iu zvogëluan pagat. Ata, Kurti nuk i ka përfshirë në grafikë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark