Insajderi
Lajme

Kujtim Shala pasi u zgjodh nënkryetar i Kuvendit: VV të shpjegojë pse ndryshoi qëndrim, unë s’e kam ndryshuar

Insajderi
13 September 2026 - 11:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kujtim Shala pasi u zgjodh nënkryetar i Kuvendit: VV të shpjegojë pse ndryshoi qëndrim, unë s’e kam ndryshuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala tha se vazhdimi i seancës konstituive sot dëshmoi se “LDK-ja nuk e ka bllokuar në asnjë moment konstituimin e Kuvendit”.

Shala tha se LVV-ja duhet të japë shpjegime se pse ndryshoi qëndrim për ta votuar atë sot për nënkryetar të Kuvendit.

“Qëndrimin e ka ndryshuar Lëvizja Vetëvendosje dhe jo unë. Është Lëvizja Vetëvendosje ajo që duhet japë shpjegime se pse e ka ndryshuar qëndrimin. Po ashtu, u dëshmua që LDK-ja nuk e ka bllokuar ne asnjë moment konstituimin e Kuvendit”, tha ai në një përgiigje me shkrim për Gazetën Express.

LVV-ja tha mbrëmë se pas një mbledhjeje të brendshme kishin vendosur që sot t’i votonin kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë të Kuvendit, për dallim prej të premtes kur nuk e votuan Vlora Çitakun, ndërsa emri i Kujtim Shalës nuk u hodh në votim dhe deputetët e LDK-së e lëshuan sallën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark