×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kujtimi nuk ka jetuar me familjen e tij” – Flasin familjarët nga fshati Çellopek i Tetovës

    Insajderi
    03 November 2020 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kujtim Fejzuli është njëri nga sulmuesit e Vjenës.

    Ai është nga fshati Çellopek i Tetovës, ndërsa bashkë me familjen jeton në Vjenë të Austrisë.

    Asnjë familjarë Fejzullahit, nuk ka dashur të flas për rastin para kamerave, teksa ata pas kamerave thonë se ai kohëve të fundit ka shfaqur shenja agresiviteti  dhe ka qenë i veçuar nga familjarët tjerë. Kujtimi, thuhet se ka vizituar shpesh familjarët e tij në Maqedoni si verës po ashtu edhe gjatë dimrit.

    Ndërsa gjyshi i tij, pas kamerave u tha RTV21 në Maqedoni, se para dy  muajve ka qenë tek vajza në Austri edhe  Kujtimi  ka jetuar në një banesë të ndarë nga familjarët e tjerë. Sipas gjyshit Kujtimi ka vizituar vazhdimisht vendlindjen. Kujtimi ka qenë në burg  thotë  gjyshi i tij duke mos dashur të flas më shumë.

    Ministri austriak i Punëve të Brendshme Karl Nehamer tregoi emrin e terroristit të vrarë – Kujtim Fejulli, i cili më 25 prill të vitit të kaluar u dënua me 22 muaj burg për përpjekjen për të udhëtuar në Siri për t’u bashkuar me Shtetin Islamik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark