Kultivuesit e duhanit nga Lugina e Preshevës pritet të mbesin pa punë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kultivuesit e duhanit nga Lugina e Preshevës pritet të mbesin pa punë

    Insajderi
    12 February 2016 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 280 punëtorë që bëjnë kultivimin e duhanit e që kanë pasur kontrata me kompaninë multinacionale “Alliance One Tobacco”,  rrezikohen të mbesin pa punë kjo pasi që kjo kompani ka paralajmëruar se këtë vit do të ndërpresë blerjen e duhanit nga ana e tyre.

    Kjo sipas punëtorëve do të jetë një goditje e rëndë për buxhetin familjar të tyre, pasi prodhimin e duhanit e kanë burimin e vetëm të ekzistencës.

    Punëtorët kanë filluar të nënshkruajnë një peticion me anë të të cilit do t’i drejtohen qeverisë së Serbisë, respektivisht kryeministrit Aleksandar Vuçiq, nga i cili do të kërkojnë që të angazhohet për blerjen e duhanit të prodhuar nga këto komuna.

    “Prodhimi i duhanit paraqet resursin e vetëm ekonomik për ne dhe familjet tona. Nëse anulohen kontratat për blerjen e duhanit, kjo praktikisht do të thotë që 280 familjet tona do të mbesin pa resursin e vetëm ekonomik. Pra, së paku 1250 persona do të mbesin pa mjete elementare të jetës, që do na sjell në listën e kategorisë së rrezikuar të popullatës”, thuhet ndër të tjera në peticion.

    Sic raporton portali nga Presheva, Titulli.com, në listën prej 280 prodhuesve të duhanit, shumica prej tyre janë nga komuna e Bujanocit, një pjesë nga komuna e Preshevës, ndërsa 30 prodhues janë nga komuna e Nishit.

    Kompania “Alliance One Tobacco” duhanin e prodhuar në këtë rajon e ka blerë për nevoja të kompanisë “DIN Philip Morris” nga Nishi.

    Duhani është grumbulluar fillimisht në Industrinë e Duhanit në Bujanoc, dhe një rrethanë vështirësuese e kësaj problematike mund të jetë se kjo kompani është në fazën e privatizimit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark