×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kumnova- Kurtit: Ke edhe vet evlad, vendose vetën në pozitën e familjarëve të të pagjeturve

    Insajderi
    17 March 2023 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër do të mbahet takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të diskutuar Propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi. Në lidhje me këtë ka reaguar udhëheqësja e shoqatës “Thirrjet e nënave”, Nusrete Kumnova.

    Ajo në një paraqitje publike i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të vendosë vetën në pozitën e familjarëve të të pagjeturve.

    “I bëj thirrje Kryeministrit, e din Kryeministri sepse e ka një vajzë dhe e din se çka është evladi. Vetëm për 5 minuta le të mendojë se si po e kalojmë ne ditën e natën që 23 vjet, pa e ditë se në çfarë gjendje I kemi fëmijët tanë”, ka thënë ajo.

    Kumnova i ka kërkuar Kurtiti që t’i kthej familjarët e tyre të zhdukur me dhunë në luftë, nga forcat serbe.

    “Unë besoj që ai do të kthehet pasi që po e dëgjon këtë emision, sonte. Si një babë, si një nënë që nuk jemi ndalë në asnjë moment duke i bërë presion Serbisë, që të na kthejë më të dashurit tanë. Ne edhe jemi burgosur nga Policia Ndërkombëtare kur kemi mbajt protesta, duke kërkuar më të dashurit tanë”, ka deklaruar Kumnova./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark