Kunata shqiptare e Bebe Rexhës flet për lidhjen me vëllain e yllit, zbulon planet për një dasmë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Kunata shqiptare e Bebe Rexhës flet për lidhjen me vëllain e yllit, zbulon planet për një dasmë

    Insajderi
    09 September 2021 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kohët e fundit u njohëm me Dorina Papranikun, 19 vjeçaren shqiptare e cila ka përfaqësuar veten në ‘Miss New York USA 2021’.

    E ftuar në programin “Abc e Pasdites”, bukuroshja shqiptare nuk ngurroi të ishte transparente mbi të gjitha aspektet e jetës së saj. E rritur nga një familje shqiptare me origjinë dibrane në mes të New York-ut, modelja shprehu se prindërit fillimisht ishin skeptik për vendimarrjen e saj, por më tej u treguan tejet përkrahës.

    Ndër të tjera Dorina shprehu se është shumë e lumtur që mundet të shfaq rrënjët e saj shqiptare nëpër kompeticionet më të mëdha të bukurisë, duke cilësuar se plani e së ardhmes është “Miss Universe”.Më pas ndaloi edhe në çështjet më personale të jetës së saj. E lakuar nga portalet si ‘kunata e Bebe Rexhës’, teksa u pyet nga moderatori vërtetësinë e këtyre lajmeve, ajo pohoi se prej kohësh është në një lidhje me vëllain e këngëtares, Florent Rexha, dhe tregoi se ai e ka mbështetur shumë gjatë kompeticionit për Miss. Dorina mori dhe mbështetjen e Bebes, e cila postoi foton e saj duke e shoqëruar me flamurin shqiptar.

    A do të ketë një dasmë? Sipas Dorinës, ky është një plan për një të ardhme të largët, por nuk e mohoi faktin se do të martohet me Florentin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    21 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark