Kundër Korrupsioni: Kelmendi nuk shkeli ligjin, ia ktheu paratë shtetit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kundër Korrupsioni: Kelmendi nuk shkeli ligjin, ia ktheu paratë shtetit

    Insajderi
    13 March 2017 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në janar të këtij viti Insajderi kishte shkruar se si kompania ‘Elkos’, pronë e zv/kryeministrit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, kishte fituar grant nga Ministria e Bujqësisë në vlerë prej 150 mijë eurosh për blerjen e pajisjeve të reja për përpunimin e mishit.

    Agjencioni Kundër Korrupsion e kishte trajtuar rastin në fjalë dhe kishte ardhur në përfundim se zv/kryeministri Kelmendi e ka shmangur konfliktin e interesit, pasi kompania ‘Elkos’ i kishte kthyer mjetet e përfituara nga granti i Ministrisë.

    “Me date 19.01.2017 Kompania “Elkos” është drejtuar me kërkesë në kopje fizike për kthimin e mjeteve të marra avans ndërsa me datën 27.01.2017 Divizioni i Autorizimit ka pranuar konfirmimin bankar për kthimin e mjeteve nga kjo kompani”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

    Me këtë veprim, AKK thotë se e ka mbyllur rastin ndaj zv/kryeministrit Kelmendi.

    “Mbyllet rasti për Ramiz Kelmendin, Zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, për shkak se zyrtari i lartë publik ka shmangur gjendjen e konfliktit të interesit në të cilin ndodhej”, thuhet në arsyetimin e AKK.

    Por Kelmendi kishte thënë asokohe për Insajderin se nuk ka qenë i informuar që kompania e tij ka fituar grant nga Ministria e Bujqësisë.

    “Të informona se nuk po e di”, kishte thënë ai.

    Dy orë pas publikimit të lajmit, Kelmendi kishte thënë se do urdhërojë anulimin e këtij granti.

    “Do të anulojë çfarëdo aplikimi apo realizimi të granteve që është bërë nga kompania Elkos”, kishte thënë Kelmendi për Insajderin.

    I pyetur sesi e komenton faktin se kompania e tij që gjeneron miliona euro të hyra aplikon për grante qeveritare, Kelmendi kishte thënë se pikërisht kjo është arsyeja perse ai nuk do të pranojë kurrfarë fondi nga Qeveria.

    “E ndajë mendimin se nuk kemi nevojë për të hyra nga shteti. Unë nuk i marrë as shpenzimet e as rrogën në Qeveri, e po lejoj marrje granti”, kishte shtuar më tej ai.

    Në garë ishin shtatë kompani kosovare që së bashku kishin përfituar mbi 1 milionë euro grande nga Ministria e Bujqësisë dhe Bujqësisë për zhvillim të projekteve të ndryshme.

    Biznesmeni pejan, u emërua zv/kryeministër i Qeverisë së Kosovës, pasi nga PDK-ja kishte kaluar në LDK./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark