Insajderi
Lajme

Kuota gjinore lë jashtë këta kandidatë për deputetë të PDK’së

Insajderi
12 June 2026 - 14:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kuota gjinore lë jashtë këta kandidatë për deputetë të PDK’së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke procesuar në sistem edhe votat nga diaspora.

Nga rezultati i përgjithshëm i deritanishëm, figuron se disa kandidatë për deputetë mund të mbesin jashtë Kuvendit.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, me rezultatet e deritanishme, si shkak i kuotës gjinore jashtë pritet të mbetet Rrustem Mustafa me 17,430 vota, Xhavit Haliti me 17,286 vota dhe Adriatik Berisha me 17,138 vota.

Në vend të tyre, deputete mund të bëhen Eliza Hoxha me, deri më tani, 16,644 vota, Kosovare Murseli me 16,008 vota dhe Ariana Musliu Shoshi me 15,905 vota. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark