Amnesty thotë se punëtorët në Stadiumin Ndërkombëtar Khalifa janë të detyruar të jetojnë në strehimore të pista, paguajnë tarifa të larta për angazhimin, nuk i marrin pagat me kohë dhe pasaportat u janë konfiskuar.
Katari ka thënë se është i shqetësuar me akuzat dhe se do t’i hetojë ato.
Qeveria ka thënë se mirëqenia e punëtorëve migrantë është “prioritet i lartë për të”.
Amnesty International kritikon edhe Federatën Botërore të Futbollit – FIFA, duke thënë se ajo ka dështuar të ndalojë zhvillimin e turneut mbi “abuzimet me të drejtat e njeriut”.
FIFA ka thënë se janë ndërmarrë masa që tashmë kanë përmirësuar situatën për punëtorët migrantë.