×
  • Sport
  • Sport

    Kupa e Kosovës/ Mësohen çiftet e 1/8 së finales

    Insajderi
    01 December 2022 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës sot është bërë tërheqja e shortit për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës në futboll.

    Fituesi në fuqi i trofeut, Llapi do ta vizitojë Prizrenin për t’u takuar me Lirinë.

    Kampioni Ballkani ka pasur fat në short pasi do të ballafaqohet me A&N, skuadrën që bën gara në Ligën e Parë.

    Fat ka pasur edhe Gjilani që luan në shtëpi kundër Vjosës e cila gjithashtu garat i zhvillon në Ligën e Parë të Kosovës.

    Ndeshjet do të zhvillohen më 5 dhe 6 shkurt të vitit 2023.

    Çiftet e plota:

    Prishtina – Dukagjini

    Flamurtari – Vushtrria

    Malisheva – Fushë Kosova

    Ballkani – A&N

    Gjilani – Vjosa

    Liria – Llapi

    Behari – Prizreni

    Feronikeli 74 – Trepça 89.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark