Insajderi
Insporti

“Kur ai flet të gjithë dëgjojnë” – Tomori zbulon liderin e ri te Milani  

Insajderi
17 February 2025 - 20:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kur ai flet të gjithë dëgjojnë” – Tomori zbulon liderin e ri te Milani  
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori zbulon se flet me Kyle Walker ‘gjatë gjithë kohës’ dhe se ‘të gjithë’ në ekip dëgjojnë atë që thotë ish-ylli i Man City. 

Walker dhe Tomori u bashkuan në “San Siro” në afatin kalimtar të janarit, pasi më herët të dy luanin në Ligën Premier. 

“Kyle dhe unë flasim gjatë gjithë kohës. Ai ka sjellë pak qetësi dhe përvojë”. 

“Mendoj se i gjithë ekipi e di cilësinë e tij dhe trofetë që ka fituar, dhe ne jemi të lumtur që e kemi me vete. Kur ai flet, të gjithë dëgjojnë sepse ne e njohim lojtarin që ai është. 

“Ai nuk është si Ibra. Ai ka një qasje të ndryshme, por ende po rritet brenda këtij ekipi. Që kur erdhi, ai ka bërë një punë të shkëlqyer”, deklaroi Tomori.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark