×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur Albin Kurti deklaronte: Aleanca e Kosovës me ShBA-të i takon të kaluarës

    Insajderi
    09 January 2022 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti, vetëm disa vite më parë, kur drejtonte VV’në dhe ishte në opozitë, kishte deklaruar se SHBA’të janë aleancë për të kaluarën dhe jo për të ardhmen e Kosovës.

    Në një intervistë dhënë për njërën nga mediat e Kosovës, lideri i VV’së, tash kryeministri i Kosovës, kishte bërë deklarata që kundërshtonte hapur aleancën e shenjt që Kosova dhe qytetarët e saj kanë me SHBA’të.

    Kurti në këtë intervistë për emisionin ‘Argument’, ndër të tjera kishte thënë se aleanca me SHBA’të është e cekët dhe e ngushtë dhe i takon të kaluarës.

    Ai tutje kishte thënë se kjo aleancë me SHBA’të ishte aleancë për intervenimin e NATO’s që ka ndodhur para 17 vitesh.

    “Unë besoj që aleanca që ka vendi ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e cekët dhe e ngushte, është aleancë për të kaluarën, është aleancë për intervenimin e NATO’s që ka ndodhur para 17 vitesh dhe është aleancë për shpalljen e pavarësisë që ka ndodhur para 8 vitesh, dhe është aleancë për njohjet ndërkombëtare, nuk është aleancë për të ardhmën nuk është aleancë e thellë nuk është aleancë e thellë”, kishte thënë lideri i VV’së, tash kryeministër i Kosovës.

    Kurti në vazhdimësi ka pasur diskurs përçmues ndaj SHBA’së. Nuk është hera e parë që përdoret një diskurs të tillë në raport me SHBA’të. Më herët kemi dëgjuar ”Shtëpia e Verdhë”, ndërsa për gazsjellësin amerikan kishte thënë “nuk bëhet aleanca me Amerikën me gypa’’.

    Duhet theksuar se Kurti njihet me deklarata problematike që lëkundin miqësinë e shteti të Kosovës me SHBA’të, së fundi Kurti ka kundërshtuar edhe Marrëveshjen e Washingtonit si dhe gazsjellësin amerikan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark