×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Kur dëgjova se humbën mostrat, për mua ka qenë vdekja e dytë e Astritit”

    Insajderi
    02 March 2023 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhemile Dehari ka treguar se si është ndjerë kur ka kuptuar se janë zhdukur mostrat e djalit të saj, Astrit Deharit.

    Ajo thotë se për të ka qenë sikur Astrit Dehari ka vdekur për të dytën herë.

    “Dëgjova në lajme në televizione që paskan humbë mostrat, unë po e quaj që ia vodhën gjakun për mu personalisht ka qenë vdekja e dytë e Astritit nuk e di nëse mund të kuptohet ndryshe”, tha ajo në Debat Plus.

    Kujtojmë se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë të jashtëzakonshme shokoi opinionin kur njoftoi për skandalin e zhdukjes së mostrave të ish-aktivisiti të Lëvzjes Vetëvendosje Astrit Dehari nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark