“Kur e kam parë vëllanë tim të therur para fytyrës”, Buta dikur tregoi të kaluarën problematike të vëllait të tij – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Kur e kam parë vëllanë tim të therur para fytyrës”, Buta dikur tregoi të kaluarën problematike të vëllait të tij

    Insajderi
    28 May 2022 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në orët e vona të 28 majit, ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në Ferizaj. Nga të shtënat i vdekur ka mbetur një person, si dhe një tjetër është plagosur nga policia, shkruan Insajderi

    Insajderi sot raportoi ekskluzivisht për detajet nga kjo vrasje, ku i vrarë mbeti Gazmend Hyseni ose i njohur si Strella dhe dorasi ishte Qendrim Januzi, vëllau i reperit kosovar Buta.

    Pasi gjujati me armë në drejtim të Hysenit, Januzaj u plagos nga një polic civil i ndodhur në vendin e ngjarjes rastësisht.

    Por, kjo nuk është hera e parë që Januzaj përfshihet në konflikte, këtë e kishte konfirmuar edhe reper Buta në një intervistë.

    “Ka plot momente të trishta, ndoshta më së shumti është kur e kam parë vëllanë tim të therur para fytyrës. Është një gjë që nuk harrohet, është shumë e trishtë”, ka treguar ai duke shtuar se nuk shtanget në situata të tilla”, kishte thënë Buta në emisionin “ShowRoom me Gentën”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    20 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark