×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ‘Kur e pash nanën, s’më hiqet sysh’ – Historia rrëqethëse e Safet Gërxhaliut, tregon se se si i gjeti pa jetë të gjithë familjen

    Insajderi
    07 January 2023 - 10:21

    Eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu, i ftuar në një emision ka treguar arsyen pse është kthyer për të vazhduar jetesën në Kosovë.

    Ai tha se megjithëse nuk kishte qenë në Kosovë për vite me radhë ai u kthye pas tragjedisë që kishte pësuar familja e tij në vitin 1999.

    “Është e vërtetë që afër 20 vjet nuk kam qenë në Kosovë , mirëpo në 99-ten familja ime ka përjetu tragjedi me dy maj janë vra 118, më tetë maj nëntë vajza dhe me 31 maj u pushkatu baba vet i 13-ti, kur kam ardh e kam pa pamjen e shkrumbuar te familjarëve që kanë mbet gjallë, të nanës. Andaj kam mendu që atë bagazh që e kam kriju me e rikthy në Kosovë”, tha Gërxhaliu në ATV.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark