Kur ministrja shqiptare refuzonte kërkesën e Erdoganit për shkollat e Gulenit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur ministrja shqiptare refuzonte kërkesën e Erdoganit për shkollat e Gulenit

    Insajderi
    19 July 2016 - 23:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vizita e presidentit turk, Reccep Tayyp Erdogan muajin maj të vitit të kaluar në Shqipëri, solli edhe një debat të ri në Shqipëri rreth një kërkese të pazakontë për shtetin shqiptar që kishte të bënte me mbylljen e shkollave të klerikut turk, Fet’hullah Gulen.

    Megjithatë, kërkesa e tij ishte hedhur poshtë po ato ditë maji, nga ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, e cila iu përgjigj Erdoganit negativisht.

    Pas deklaratave të presidentit turk Reccep Tayp Erdogan në Tiranë, i cili kërkoi mbylljen e veprimtarisë që janë nën ndikimin e lëvizjes ideologjike të Fetullah Gulen, mes të cilave edhe të një rrjeti shkollash, ministria e Arsimit, Lindita Nikolla tha se këto struktura arsimore veprojnë në ligjshmëri të plotë

    “Ministria e Arsimit ka në kompetencë të plotë verifikimin e kritereve të ligjshmërisë. Pa dyshim, laicitetin, shkolla të sigurta, dhe ne jemi të vendosur dhe e kemi treguar me përgjegjësi që këtë e bëjmë në mënyrë korrekte dhe më të mirë të mundshme”, tha Nikolla, transmeton Insajderi.

    Debati rreth mbylljes së shkollave të Gulenit në Shqipëri dhe Kosovë është hapur sërish, pasi presidenti turk është duke akuzuar Gulenin për organizimin e grusht shtetit në Turqi javën e kaluar.

    Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, konfirmoi sot kërkesën e Turqisë ndaj Kosovës për mbylljen e shkollave të Gulenit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark