Insajderi
Show

‘Kur ndahet nga jeta e bëni hero’, Adelina preket nga komentet pas vdekjes së Shpat Kasapit

Insajderi
29 November 2025 - 20:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
‘Kur ndahet nga jeta e bëni hero’, Adelina preket nga komentet pas vdekjes së Shpat Kasapit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ditë më par këngëtari shqiptar Shpat Kasapi ka ndërruar jetë papritur në Itali.

Ky lajm i trishtë tronditi gjithë komunitetin shqiptar, i cili shprehu dhimbje dhe ngushëllime të shumta.

Në mesin e reagimeve të shumta ishte edhe ai i mikeshës së tij, këngëtares Adelina Tahiri.

Ajo ndau postime prekëse, duke i bërë dedikime të ndjera mikut të saj të ndjerë.

Adelina theksoi se dhimbjen për Shpatin do ta mbajë gjithmonë në zemër.

Megjithatë, këngëtarja u përball me kritika nga ndjekësit pasi ndau një fotografi nga një darkë në “Instastory”.

Ajo u akuzua se nuk po tregonte respektin e duhur në ditën e vdekjes së mikut.

Dhe për këtë Adelina reagoi në Instagram.

Në përgjigjen e saj, Adelina Tahiri dënoi këtë sjellje.

Ajo theksoi hipokrizinë kur njerëzit shpallen heronj vetëm pasi vdesin, ndërsa kur janë gjallë dhe në nevojë shpesh neglizhohen.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark