Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina ka demantuar Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se gypi kryesor që po vendoset për furnizim me ujë nga fabrika e re e ujit në Shkabaj është e kualitetit të dobët.
Përmes një komunikate për media, KUR Prishtina thotë se një gyp i tillë përdoret në shumë vende të botës dhe se i njëjti është kontrolluar nga një kompani zvicerane.
“Gypat janë të rinj, të kualitetit të lartë, ku përgjatë transportit janë dëmtuar 326 sosh por, dëmtimi fizik i tyre është brenda standardit që lejohet për riparim, derisa dëmtimi fizik i 20 prej tyre kanë qenë jashtë standardit që lejohet për ripar8im, kështu që 20 gypa nuk janë sjellë fare në punishte” thuhet në reagim.
Prandaj, i sigurojmë të gjithë qytetarët se, të gjithë gypat që instalohen janë plotësisht sipas Standardeve Evropiane për furnizim me ujë të pijshëm, thotë KUR Prishtina.
Të hënën mbrëma, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se ka thënë se gypat gypi kryesor që po vendoset nga fabrika e re e ujit në Shkabaj deri në Prishtinë ka ardhur nga Kina dhe është e dëmtuar.
“Dje jemi informuar se në këtë proces të udhëhequr nga ujësjellësi, gypat që po vendosen janë me prejardhje nga Kina dhe se janë të vjetra, me standarde që nuk përdoren më dhe edhe pse duhet të jetë gyp i ri, kanë ardhur në gjendje shumë të keqe”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com