Në dhjetor të vitit 2011, kryeministri i atëhershëm i Rusisë, Vladimir Putin u pozicionua që të kërkojë rolin e tij si president i Rusisë në zgjedhjet e marsit 2012.
Me delikatesë, Putin organizoi një banket në “Shekullin e Ri” – lokali më i pasur i Mokës, ku kishte ftuar akademikë të shquar dhe gazetarë nga anë e mbanë botës.
“Menyja qe ekstravagante: troftë e tymosur, mëlçi pate, supë nga mishi i drerit, akullore me lëngë frutash”-raportojnë autorët e librit “Aksi Rusi-Kinë”, Douglas Schoen dhe Melik Kaylan, raporton Business Insider, transmeton Insajderi.
Putin iu drejtua pjesëmarrësve duke folur mbi temën se si “qeveria ka humbur besimin te populli”.
Ai më vonë drejtoi fokusin te pjesëmarrësit amerikanë të cilëve iu drejtua me fjalët: ”Ju më pyesni se kur do të ndryshojmë”- tha ai.”Topi është në anën tuaj. A do të ndryshoni ju?”.
Putin më tej theksoi se interesi i vetëm i Amerikës ndaj Moskës, është se Rusia është i vetmi vend që mund ta mposhtë Amerikën “në më pak se një orë”.
Në fund, Douglas Schoen dhe Melik Kaylan deklaruan se “është vështirë të gjendet një deklaratë reale mbi pozicionin e vërtetë të Putinit mbi SHBA-të”. /Insajderi.com